Sporte Tjera

Tenis, Kosova mposhtet thellë nga Norvegjia

Tenis, Kosova mposhtet thellë nga Norvegjia

Tenistet e Kosovës e kanë humbur përballjen e parë në “Billie Jean King Cup”. Është kjo gara ekipore në nivel përfaqësuesesh. “Billie Jean King Cup” është e ndarë në nivele, ngjashëm si Liga e Kombeve në futboll. Tenistet e Kosovës garojnë në Grupin II për zonën Evropë/Afrikë. Kosova të hënën u përball me Norvegjinë dhe

Besnik Batusha

Tenistet e Kosovës e kanë humbur përballjen e parë në “Billie Jean King Cup”. Është kjo gara ekipore në nivel përfaqësuesesh. 

“Billie Jean King Cup” është e ndarë në nivele, ngjashëm si Liga e Kombeve në futboll.

Tenistet e Kosovës garojnë në Grupin II për zonën Evropë/Afrikë.

Kosova të hënën u përball me Norvegjinë dhe humbi 3:0. Fillimisht Vesa Gjinaj pësoi 6:0, 6:0 nga Ulrikke Eikeri. Më pas Adrijana Lekaj pësoi 6:0 6:2 nga Malene Helgo.

Në çifte, Gjinaj e Lekaj pësuan 6:2, 6:3 nga Eikeri dhe Astrid Wanja Brune Olsen.

Kosova e ka në grup edhe Maqedoninë e Veriut dhe Afrikën e Jugut. Ndeshjet e këtij grupi po luhen në Larnaca të Qipros.

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare