Sporte Tjera

Trepça nis fuqishëm gjysmëfinalen e play-offit, mposht Sigal Prishtinën në ndeshjen e parë

Trepça nis fuqishëm gjysmëfinalen e play-offit, mposht Sigal Prishtinën në ndeshjen e parë

Trepça ka marrë një fitore të rëndësishme në gjysmëfinalen e parë të play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 80:65 në palestrën “Minatori”. Skuadra mitrovicase shfaqi dominim të qartë në pjesën e dytë të ndeshjes, duke e ndërtuar epërsinë nga çereku në çerek: 18:17, 23:11, 23:17 dhe 16:20.

Besnik Batusha

Trepça ka marrë një fitore të rëndësishme në gjysmëfinalen e parë të play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 80:65 në palestrën “Minatori”.

Skuadra mitrovicase shfaqi dominim të qartë në pjesën e dytë të ndeshjes, duke e ndërtuar epërsinë nga çereku në çerek: 18:17, 23:11, 23:17 dhe 16:20.

Përkundër një përpjekjeje më të fortë nga Prishtina në periodën e fundit, epërsia e krijuar më herët nga Trepça ishte e mjaftueshme për t’i siguruar fitoren dhe epërsinë 1:0 në seri.

Seria gjysmëfinale luhet me sistemin “best of 5”, që do të thotë se skuadra që arrin tri fitore kualifikohet në finale.

Kjo fitore i jep Trepçës avantazh të rëndësishëm psikologjik dhe betejën e radhës e zhvillon me më shumë qetësi.

PrishtinaTrepça

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare