Sporte Tjera

Vëllaznimi shkëlqen në pjesën e dytë, gjysmëfinalisti vendoset në Prishtinë

Vëllaznimi shkëlqen në pjesën e dytë, gjysmëfinalisti vendoset në Prishtinë

Superndeshje është zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Arena ishte e mbushur plot me shikues për ndeshjen e dytë të çerekfinales së plejofit Vëllaznimi – Sigal Prishtina. Dhe falë ndihmës së madhe të tifozëve, Vëllaznimi arriti fitore. Me fitoren 90:73, Vëllaznimi ka bërë që vendimtare për avancim në gjysmëfinale të plejofit

Besnik Batusha

Superndeshje është zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Arena ishte e mbushur plot me shikues për ndeshjen e dytë të çerekfinales së plejofit Vëllaznimi – Sigal Prishtina.

Dhe falë ndihmës së madhe të tifozëve, Vëllaznimi arriti fitore. Me fitoren 90:73, Vëllaznimi ka bërë që vendimtare për avancim në gjysmëfinale të plejofit të jetë ndeshja e tretë në Prishtinë të mërkurën. Rezultati i serisë aktualisht është 1:1. Sigal Prishtina në shtëpi e fitoi ndeshjen e parë 71:69. Ekipi që i shënon dy fitore kualifikohet dhe ballafaqohet me Trepçën që stinorin e rregullt e mbylli në pozitën e dytë, prapa Bashkimit. 

Çerekun e parë e fitoi Sigal Prishtina 28:16. Loja e mirë e “bardhekaltërve” vazhdoi edhe në periudhën e dytë. Madje, në fund të dhjetëminutëshit të dytë, Sigal Prishtina pati epërsi prej 21 pikëve, 46:25. Por, “kuqezinjtë” u kthyen fuqishëm në çerekun e tretë duke e barazuar rezultatin në 63:63, 50 sekonda pa nisur periudha e fundit, dhe kaluan më pas në epërsi. 

Jericole Hellems shkëlqeu në momentet vendimtare. Hellems dhe lojtarët e tjerë të Vëllaznimit e vazhduan të njëjtën lojë të mirë edhe në periudhën e katërt, për barazimin e serisë çerekfinale. 
Hellems ishte lojtari i ndeshjes pasi e mbylli ballafaqimin me plot 37 pikë, ndërsa kontribuoi edhe me dhjetë kërcime e katër asistime. Trey Anderson te Vëllaznimi shtoi 28 pikë, shtatë kërcime e katër asistime Jason Jitoboh realizoi dhjetë pikë, ndërsa momente të mira pati edhe Atik Koshi që e mbylli ndeshjen me shtatë pikë. 

Sigal Prishtinës nga ana tjetër nuk i ndihmoi loja e mirë e Jordan Davisit që realizoi 17 pikë, shtatë kërcime e dy asistime. 

Në ndeshjen tjetër çerekfinale të plejofit të dielën prej orës 19:00 në “Karagaçi” të Pejës luajnë Peja e Golden Eagle Ylli. Peja ka epërsi nga ndeshja e parë pasi në Suharekë fitoi 77:71. Ajo ndeshje ishte ndërprerë për kohë të gjatë pas një incidenti. Edhe ndeshja e së dielës pritet të jetë e zjarrtë. Peja me fitore më pas do të luante ndaj Bashkimit në gjysmëfinale. Në rast të disfatës, do ta zhvillonte edhe një ndeshje tjetër në Suharekë të enjten.

PrishtinaSuperndeshjeVëllaznimi

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare