Sporte Tjera

Bashkimi fiton ndeshjen e tensionuar në Pejë, kualifikohet në finale

Bashkimi fiton ndeshjen e tensionuar në Pejë, kualifikohet në finale

Bashkimi i Prizrenit është finalisti i dytë i plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. Bashkimi e siguroi finalen të enjten mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë. E mposhti skuadrën pejane me rezultat 84:78. Për Bashkimin ishte fitorja e tretë në serinë gjysmëfinale, sa edhe kërkohen për kualifikim në finale. Ndeshja në Pejë, si shumë

Besnik Batusha

Bashkimi i Prizrenit është finalisti i dytë i plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Bashkimi e siguroi finalen të enjten mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë. E mposhti skuadrën pejane me rezultat 84:78.

Për Bashkimin ishte fitorja e tretë në serinë gjysmëfinale, sa edhe kërkohen për kualifikim në finale. 

Ndeshja në Pejë, si shumë ndeshje tjera të plejofit, është përcjellë me incidente. Në fillim të çerekut të katërt një tifoz, që ishte në parket, e goditi me top basketbollistin e Bashkimit, Jayveous McKinnis.

Amerikani iu afrua, ndërsa tifozi e shtyu në trup. Janë afruar edhe lojtarë tjerë të Bashkimit dhe u krijua një tollovi. Tifozët u larguan nga ajo pjesë e parketit dhe ndeshja vazhdoi pas pak minutash. Ndërkohë, tetë sekonda para fundit, në fushën e lojës u hodhën mjete plasëse. Madje një mjet shpërthyer është hedhur shumë pranë këmbëve të Altin Morinës, basketbollistit të Bashkimit. Ndeshja u ndërpre sërish, ndërsa vazhdoi pas largimit të të gjithë tifozëve nga palestra.

BashkimiPeja

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare