Sporte Tjera

Trepça fiton epikën në “Minatori”, një fitore larg mbrojtjes së titullit

Trepça fiton epikën në “Minatori”, një fitore larg mbrojtjes së titullit

Trepça e ka mundur Bashkimin 80:74 në “Minatori” duke e çuar në 3:1 epërsinë e serisë finale. Kësisoj, Torcidat janë vetëm një fitore larg mbrojtjes së titullit kampion të Kosovës. Ndeshja ishte e paparashikueshme dhe me kthesa të mëdha. Trepça e nisi shumë mirë duke e marrë çerekun e parë 33:26. Mirëpo, në të dytin

Besnik Batusha

Trepça e ka mundur Bashkimin 80:74 në “Minatori” duke e çuar në 3:1 epërsinë e serisë finale.

Kësisoj, Torcidat janë vetëm një fitore larg mbrojtjes së titullit kampion të Kosovës.

Ndeshja ishte e paparashikueshme dhe me kthesa të mëdha. Trepça e nisi shumë mirë duke e marrë çerekun e parë 33:26.

Mirëpo, në të dytin ata realizuan vetëm dy pikë, dhe Bashkimi iku në pjesën e parë me epërsinë 35:44.

Arpaxhikët shkuan në 13 pikë epërsi, por të Gjelbrit hynë në një seri “brutale” prej 19:0, dhe eventualisht përmbyllën çerekun e tretë me avantazhin prej tre pikësh, 63:60.

Në çerekun e katërt, mitrovicasit morën zemër edhe më shumë dhe aty edhe e vulosën fitoren që i afron së tepërmi drejt trofeut.

Wendell Green i Bashkimit ishte në “zjarr” me 35 pikë, teksa më së shumti te vendësit pati Mike Myers, 21.

MinatoriTrepça

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare