Sporte Tjera

Babai i tij është i lindur në Prishtinë, Avdija: Të luaj për Izraelin është nderi më i madh

Babai i tij është i lindur në Prishtinë, Avdija: Të luaj për Izraelin është nderi më i madh

Deni Avdija është basketbollisti i Izraelit që bën karrierë në NBA. 24-vjeçari, që ka shtetësi të Izraelit dhe të Serbisë, luan për Portlandin. Ai është djali i ish-basketbollistit të njohur në ish-Jugosllavi, Zufer Avdija. Zufer Avdija, tani 65-vjeçar, është i lindur në Prishtinë. Ai është i nacionalitetit goran, ndërsa për shumë dekada jeton në Izrael.

Besnik Batusha

Deni Avdija është basketbollisti i Izraelit që bën karrierë në NBA. 24-vjeçari, që ka shtetësi të Izraelit dhe të Serbisë, luan për Portlandin. Ai është djali i ish-basketbollistit të njohur në ish-Jugosllavi, Zufer Avdija.

Zufer Avdija, tani 65-vjeçar, është i lindur në Prishtinë. Ai është i nacionalitetit goran, ndërsa për shumë dekada jeton në Izrael. Zufer Avdija e nisi karrierën tek Elektrokosova në Prishtinë, ndërsa në vitin 1979 iu bashkua Cërvena Zvezdës së Beogradit ku qëndroi një dekadë. Më pas luajti gjatë në Izrael. 

Sa ishte në Prishtinë, fillimisht kishte nisur në klubin e futbollit Ramiz Sadiku, si portier.

Deni Avdija do ta udhëheqë Izraelin në Eurobasket 2025, që mbahet pas disa javësh.

“Dua ta lë NBA-në mënjanë, pasi ekipi nacional i Izraelit është i pari dhe më i rëndësishmi për momentin. Dhe është nderi më i madh që një basketbollist mund ta ketë”, ka thënë Deni Avdija, shkruan sajti zyrtar i FIBA-s.

“Jam shumë krenar që e përfaqësoj ekipin nacional. Është shumë e rëndësishme për ne dhe mendoj që është më shumë se basketboll”, ka theksuar Avdija. Nëna e tij është izraelite.

Deni AvdijaIzrael

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare