Sporte Tjera

Fitore e madhe e Kosovës U20 ndaj Hungarisë

Fitore e madhe e Kosovës U20 ndaj Hungarisë

Kombëtarja U20 e Kosovës në basketboll ka vazhduar me fitore në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Armeni. Kosova U20 të martën e shënoi fitoren e tretë rresht dhe më të madhen deri më tani. Basketbollistët e rinj të Kosovës fituan 78:73 ndaj Hungarisë dhe siguruan kualifikimin në çerekfinale. Basketbollistët e Kosovës

Besnik Batusha

Kombëtarja U20 e Kosovës në basketboll ka vazhduar me fitore në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Armeni.

Kosova U20 të martën e shënoi fitoren e tretë rresht dhe më të madhen deri më tani. Basketbollistët e rinj të Kosovës fituan 78:73 ndaj Hungarisë dhe siguruan kualifikimin në çerekfinale.

Basketbollistët e Kosovës nisën furishëm ndeshjen dhe çerekun e parë e fituan 25:17. Hungarezët u përgjigjën në çerekun e dytë, që përfundoi 21:16 në të mirë të tyre.

Kosova U20 dominoi edhe në çerekun e tretë. Rezultati i këtij dhjetëminutëshi ishte 19:9 për Kosovën.

Në minutat e fundit hungarezët u afruan në dy pikë, por Kosova megjithatë e mbajti epërsinë për fitore shumë të rëndësishme. Më herët Kosova U20 ka fituar edhe ndaj Suedisë dhe Shqipërisë. Të mërkurën luan me Turqinë për vendin e parë në grup.

Turqia po ashtu ka fituar tri ndeshjet e deritashme.

Erolt Rrahmani shkëlqeu te Kosova me 21 pikë, 11 kërcime dhe pesë topa të rrëmbyer. Rron Dahsyla dha kontribut të madh po ashtu, duke e përfunduar ndeshjen me 15 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime. Hadis Durguti i kishte 17 pikë, ndërsa Jon Ismajli kontribuoi me 17 pikë e nëntë asistime.

BasketbollKosova

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare