Sporte Tjera

Kosova U19 e pesta në Evropianin B në Gjeorgji

Kosova U19 e pesta në Evropianin B në Gjeorgji

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar në vendin e pestë paraqitjen në Kampionatin Evropian të Divizionit B. Të dielën në Telavi të Gjeorgjisë, hendbollistet e Kosovës fituan 25:21 ndaj Luksemburgut në ndeshjen për vendin e pestë. Në Evropianin B ishin dhjetë përfaqësuese. Sipas FHK-së, ky është suksesi më i madh i Kosovës

Besnik Batusha

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar në vendin e pestë paraqitjen në Kampionatin Evropian të Divizionit B.

Të dielën në Telavi të Gjeorgjisë, hendbollistet e Kosovës fituan 25:21 ndaj Luksemburgut në ndeshjen për vendin e pestë. Në Evropianin B ishin dhjetë përfaqësuese.

Sipas FHK-së, ky është suksesi më i madh i Kosovës në hendboll me grupmosha të reja në Kampionate Evropiane.

“Është suksesi më i madh i ekipeve tona kombëtare për grupmosha të reja në kampionate kontinentale.

Kosova U19 e përfundoi Kampionatin Evropian B me katër fitore e dy disfata.

Në fazën grupore vajzat tona fituan bindshëm ndaj Bullgarisë dhe Gjeorgjisë. Ndërkohë pësuan nga Ukraina dhe Sllovakia, finalistet e Evropianit. Vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Ukrainës paraqitja e Kombëtares sonë nuk ishte në nivelin e pritur. Me Sllovakinë, vajzat tona luajtën ndeshje të fortë dhe të barabartë, ndonëse pësuan në fund. Pasi u mungoi fati për kualifikim në gjysmëfinale, hendbollistet tona të reja shënuan dy fitore të tjera për të përfunduar në pozitën e pestë”, ka shkruar FHK-ja.

Për plasman, hendbollistet e Kosovës fillimisht fituan 35:26 ndaj Izraelit. Ndaj Luksemburgut, të dielën,

Arjeta Imeraj ishte më efikasja me 7 gola. Nga 4 i shënuan Orgesa Gola e Diona Dresh.

Evropiani BHendbollKombëtarja U19Kosova U19

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare