Sporte Tjera

Sinner shkatërron Gjokoviqin, kualifikohet në finale të Wimbledonit

Sinner shkatërron Gjokoviqin, kualifikohet në finale të Wimbledonit

Tenisti italian, Jannik Sinner, ka shënuar fitore bindëse ndaj Novak Gjokoviqit në gjysmëfinale të turneut Grand Slam “Wimbledon”. Të premten pasdite, italiani 23-vjeçar fitoi 3:0 në sete ndaj tenistit serb. Dy setet e para Sinneri i fitoi me rezultatin 6:3, duke shfaqur lojë të nivelit të lartë. Të tretin e fitoi me rezultatin 6:4. Ndërkohë

Besnik Batusha

Tenisti italian, Jannik Sinner, ka shënuar fitore bindëse ndaj Novak Gjokoviqit në gjysmëfinale të turneut Grand Slam “Wimbledon”.

Të premten pasdite, italiani 23-vjeçar fitoi 3:0 në sete ndaj tenistit serb.

Dy setet e para Sinneri i fitoi me rezultatin 6:3, duke shfaqur lojë të nivelit të lartë. Të tretin e fitoi me rezultatin 6:4.

Ndërkohë Gjokoviqi ka pasur telashe fizike gjatë ndeshjes.

Në finalen e së dielës, Sinneri takohet me spanjollin Carlos Alcaraz. Alcaraz më herët të premten fitoi 3:1 në sete ndaj amerikanit Taylor Fritz.

Sinner për herë të parë do të paraqitet në finale të Wimbledonit.

Ai ka fituar në Australian Open në vitet 2024 e 2025, ndërsa vjet e fitoi edhe Grand Slamin “US Open”. Në “French Open” është mposhtur në finale më herët këtë vit.

E ndërkohë tenisti serb Gjokoviq mbetet me shtatë tituj të Wimbledonit. As këtë vit nuk mund ta barazojë legjendën Roger Federer që ka tetë. 

Te tenistet në finale janë kualifikuar amerikania Amanda Anbisimova dhe polakja Iga Swiatek. Finalja e tenisteve është të shtunën.

GjokoviqSinnerWimbledon

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare