Sporte Tjera

Usyk e nokauton Duboisin dhe rikonfirmohet kampion i padiskuteshëm i peshave të rënda

Usyk e nokauton Duboisin dhe rikonfirmohet kampion i padiskuteshëm i peshave të rënda

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois. Raundin e parë Usyk e nisi më mirë me një goditje të saktë, ndërsa Dubois synoi trupin e ukrainasit, por pati vështirësi të godasë. Në fund realizoi një kombinim të mirë, por Usyk u kundërpërgjigj

Besnik Batusha

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois. 

Raundin e parë Usyk e nisi më mirë me një goditje të saktë, ndërsa Dubois synoi trupin e ukrainasit, por pati vështirësi të godasë. Në fund realizoi një kombinim të mirë, por Usyk u kundërpërgjigj menjëherë.  

Raundi i dytë ishte i balancuar, me të dy boksierët që shkëmbyen goditje të forta. Dubois befasoi me dy goditje të fuqishme, por Usyk reagoi duke e lëkundur britanikun në sekondat e fundit. 

Në raundin e tretë Dubois ishte tejet agresiv, por Usyk e kontrolloi me mjeshtëri me lëvizje të shkëlqyera duke i dhënë një goditje të fortë me të majtën. 

Në raundin e katërt Usyk shmangu me lehtësi një goditje të fuqishme nga Dubois dhe kontrolloi ritmin me kundërsulme të mençura, ndërsa britaniku dominoi qendrën, por pa efikasitet në goditje. 

Ishte raundi i pestë ai që bëri dallimin në këtë meç me Usyk që dha disa goditje të njëpasnjëshme tejet të fuqishme, për ta rrëzuar Dubois në ring.

DuboisUsyk

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare