Sporte Tjera

Aziz Salihu diagnostikohet me Alzheimer

Aziz Salihu diagnostikohet me Alzheimer

Legjenda kosovare e boksit, Aziz Salihu, është diagnostikuar me Alzheimer. Lajmi është konfirmuar nga e bija e tij, Monika, që ka shkruar se familja është e bashkuar në mbështetjen e legjendës. “Dashamirë të nderuar, miq e familjarë, dua të ndaj me ju dhimbjen. Babi (Zizi Olimpiku) është diagnostifikuar me sëmundjen e Alzajmer. Kemi qenë gjithmonë

Besnik Batusha

Legjenda kosovare e boksit, Aziz Salihu, është diagnostikuar me Alzheimer. Lajmi është konfirmuar nga e bija e tij, Monika, që ka shkruar se familja është e bashkuar në mbështetjen e legjendës.

“Dashamirë të nderuar, miq e familjarë, dua të ndaj me ju dhimbjen. Babi (Zizi Olimpiku) është diagnostifikuar me sëmundjen e Alzajmer. Kemi qenë gjithmonë bashkë si familje dhe do t’jemi sa t’kem jetë… Sprovat janë për çdo derë, për çdo shtëpi. Nuk mund të gënjen për dhimbjen se nuk është vetëm prindi im, por vetë jeta… Unë jam dhe do të vdes si QIKA E BOKSERIT… Aziz Salihu sa e ka dashtë familjen e vet, e ka dashtë Kosovën dhe popullin. Edhe sot ju don me shpirt edhe pse sot ai është ndryshe. I juaji Zizi Olimpiku”, ka shkruar Monika në Instagram.

Salihu, 71-vjeçar, është ndër sportistët më të suksesshëm në historinë e boksit shqiptar. Ai ka qenë kampion i shumëfishtë i Jugosllavisë ndërsa në Lojërat Olimpike të 1984-s në Los Angeles, si përfaqësues i Jugosllavisë, mori medaljen e bronztë. 

Alzheimeri është çrregullim neurodegjenerativ që ndikon në kujtesë, të menduar dhe sjellje. Është forma më e zakonshme e demencës dhe zakonisht prek të moshuarit mbi 65-vjeç. Simptomat nisin me harresë të lehtë e përkeqësohen gradualisht deri në humbje të aftësive për të kryer veprimtari të përditshme.

Aziz Salihu

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare