Sport Ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georgina Rodriguez

Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georgina Rodriguez

Superylli i futbollit Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez, kanë bërë një hap të rëndësishëm për marrëdhënien e tyre. Ronaldo i ka propozuar martesë të dashurës së tij me të cilën është në lidhje që nga viti 2017. “Po, pranoj. Në këtë dhe në të gjithë jetët e mija”, ka shkruar Rodriguez

Besnik Batusha

Superylli i futbollit Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez, kanë bërë një hap të rëndësishëm për marrëdhënien e tyre.

Ronaldo i ka propozuar martesë të dashurës së tij me të cilën është në lidhje që nga viti 2017.

“Po, pranoj. Në këtë dhe në të gjithë jetët e mija”, ka shkruar Rodriguez në fotografinë që tregon dorën e saj me unazën e fejesës.

Ronaldo dhe Georgina janë në lidhje nga viti 2017. Supermodelja dhe ylli botëror u njohën në vitin 2016 në një dyqan “Gucci” në Madrid, ku ajo punonte si shitëse. 

Georgina Rodriguez ka dy fëmijë biologjikë me Cristiano Ronaldon: një vajzë me emrin Alana Martina dhe një vajzë tjetër me emrin Bella Esmeralda. Ronaldo ka edhe tre fëmijët më të mëdhenj: Cristiano Jr. dhe binjakët Mateo dhe Eva.

Cristiano RonaldoGeorgina Rodriguez

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions