Sporte Tjera

FBK-ja reagon për fyerjen e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut

FBK-ja reagon për fyerjen e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut

Federata e Basketbollit e Kosovës ka reaguar të hënën për fyerjen e shqiptarëve në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Ndeshja u zhvillua në fundjavë në Kumanovë, ndërsa fyerjet janë dënuar nga shumë palë në Kosovë, Shqipëri dhe shqiptarët në Maqedoni të Veriut. “Federata e Basketbollit e Kosovës është shumë e shqetësuar

Besnik Batusha

Federata e Basketbollit e Kosovës ka reaguar të hënën për fyerjen e shqiptarëve në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Ndeshja u zhvillua në fundjavë në Kumanovë, ndërsa fyerjet janë dënuar nga shumë palë në Kosovë, Shqipëri dhe shqiptarët në Maqedoni të Veriut.

“Federata e Basketbollit e Kosovës është shumë e shqetësuar me gjuhën fyese dhe ofenduese të përdorur gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2027 ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Rumanisë. Ofendimet e rënda ndaj shqiptarëve në këtë ndeshje të basketbollit nuk paraqesin vlerat sportive dhe njerëzore, e këto sjellje nuk kanë vend në tribuna. FBK dënon gjuhën ofenduese të përdorur ndaj shqiptarëve dhe beson se do të merren masat ndaj akterëve të këtyre sjelljeve të pahijshme. Basketbolli duhet të jetë vend i bashkimit e jo ndarjes dhe urrejtjes”, shkruan në reagimin e FBK-së.

FBK-ja reagon për fyerjen e shqiptarëve në Maqedoni të VeriutKosovaMaqedoniaShqiptaret

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare