Sporte Tjera

Kosova e arrin edhe fitoren e dytë në Botërorin në Egjipt

Kosova e arrin edhe fitoren e dytë në Botërorin në Egjipt

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka arritur edhe fitoren e dytë në Kampionatin Botëror që është duke u zhvilluar në Egjipt. Kosova U19 të hënën e ka mposhtur Kuvajtin me rezultat bindës 36:23. Kjo ishte ndeshja e parë e fazës së dytë grupore. Është pjesë e përfaqësueseve që luftojnë për plasman sa më

Besnik Batusha

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka arritur edhe fitoren e dytë në Kampionatin Botëror që është duke u zhvilluar në Egjipt.

Kosova U19 të hënën e ka mposhtur Kuvajtin me rezultat bindës 36:23.

Kjo ishte ndeshja e parë e fazës së dytë grupore. Është pjesë e përfaqësueseve që luftojnë për plasman sa më të mirë, përkatësisht për renditje prej pozitës së 17-të deri në pozitën e 32-të.

Më i dalluari te Kosova ishte portieri Olt Kabashi i cili bëri nëntë pritje. Olsi Mulaj i shënoi tri gola kurse Amar Muqolli e Suad Pajaziti i shënuan nga pesë e Drijon Istrefi e Arbian Thaqi nga tri.

“Dardanët” e rinj të shtunën e shënuan fitoren e parë në fazën e parë grupore. Fituan ndaj Marokut, 32:22. Por fillimisht i humbi dy ndeshjet e para në fazën e parë grupore, nga Zvicra dhe nga Hungaria.

Të martën Kosova takohet me Portugalinë.

HendbollKombëtarja U19Kosova

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare