Sport Ndërkombëtar

Arsenali nis Championsin me fitore

Arsenali nis Championsin me fitore

Arsenali e ka nisur Ligën e Kampionëve me fitore ndaj Athletic Bilbaos të martën mbrëma. Arsenali fitoi në Bilbao me rezultat 2:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së parë të fazës së ligës së Championsit. Londinezët i shënuan dy golat e fitores përballë spanjollëve në pjesën e dytë. Braziliani Gabriell Martinelli shënoi golin e parë

Besnik Batusha

Arsenali e ka nisur Ligën e Kampionëve me fitore ndaj Athletic Bilbaos të martën mbrëma. 
Arsenali fitoi në Bilbao me rezultat 2:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së parë të fazës së ligës së Championsit.

Londinezët i shënuan dy golat e fitores përballë spanjollëve në pjesën e dytë.

Braziliani Gabriell Martinelli shënoi golin e parë në minutën e 72-të, kurse Leandro Trossard në minutnë e 87-të shënoi golin që vulosi fitoren e londinezëve në Bilbao.

Ndeshjen e dytë në Champions, Arsenali a ka në shtëpi kundër Olympiacosit më 1 tetor. 
Bilbao luan në udhëtim ndaj Dortmundit.

ArsenaliAthletic Bilbao

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions