Sport Ndërkombëtar

Chelsea konfirmon krizën e rezultateve, mposhtet nga Brighton

Chelsea konfirmon krizën e rezultateve, mposhtet nga Brighton

Chelsea është në krizë të rezultateve. Chelsea të shtunën e ka pësuar disfatën e tretë radhazi në të gjitha garat. Chelsea u mposht 3:1 nga Brightoni në udhëtim në ndeshjen që i takoi xhiros së gjashtë të Premier Leagues. Klubi londinez edhe në xhiron e kaluar në elitën angleze u mposht nga Manchester Unitedi. Enzo

Besnik Batusha

Chelsea është në krizë të rezultateve. Chelsea të shtunën e ka pësuar disfatën e tretë radhazi në të gjitha garat.

Chelsea u mposht 3:1 nga Brightoni në udhëtim në ndeshjen që i takoi xhiros së gjashtë të Premier Leagues.

Klubi londinez edhe në xhiron e kaluar në elitën angleze u mposht nga Manchester Unitedi.

Enzo Fernandez e shënoi golin e epërsisë për Chelsean në minutën e 24-t.

Brightoni i barazoi shifrat në minutën e 77-të me golin që e shënoi Danny Welbeck.

Për 2:1 realizoi Maxim De Cuyper në minutën e 92-të.

Krejt në sekondat e fundit të ndeshjes, Welbeck, e realizoi edhe golin e tretë. Ai u asistua nga Brajan Gruda.

Te Chelsea në minutën e 53-të u ndëshkua direkt me karton të kuq mbrojtësi anglez, Trevoh Chalobah.

Chelsea dhe Brightoni kanë nga tetë pikë dhe janë në mesin e tabelës.

BrightonChelsea

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions