Sport Ndërkombëtar

City fiton ndaj Napolit në ndeshjen emocionuese të De Bruynes

City fiton ndaj Napolit në ndeshjen emocionuese të De Bruynes

Manchester City nuk ka gabuar në nisje të fazës së ligës në Champions, duke e fituar xhiron e parë 2:0 ndaj Napolit. Ndeshja u zhvillua në “Etihad Stadium”, aty ku Kevin De Bruyne u prit me padurim. De Bruyne e kaloi një dekadë me skuadrën e kaltër dhe i fitoi plot 19 trofe. Por, kthimi

Besnik Batusha

Manchester City nuk ka gabuar në nisje të fazës së ligës në Champions, duke e fituar xhiron e parë 2:0 ndaj Napolit. 

Ndeshja u zhvillua në “Etihad Stadium”, aty ku Kevin De Bruyne u prit me padurim. 

De Bruyne e kaloi një dekadë me skuadrën e kaltër dhe i fitoi plot 19 trofe. 

Por, kthimi i tij në këtë stadium nuk shkoi si duhet. 

Pas kartonit të kuq të kapitenit Giovanni Di Lorenzo në minutën e 21-të, trajneri Antonio Conte bëri zëvendësim të detyruar. Di Lorenzo u ndëshkua për ndërhyrje të palejuar në Erling Haalandin, si futbollist i fundit. Kartoni direkt i kuq u dha pas rishikimit të situatës në VAR. 

Pesë minuta më vonë, De Bruyne doli nga loja, por skuadra e tij u mbajt mirë në pjesën e parë. 

Golat e fitores, ekipi i udhëhequr nga Pep Guardiola, i shënoi në minutën e 56-të dhe të 65-të. 

Fillimisht, norvegjezi Haaland me kokë realizoi për 1:0 pas asistimit të shkëlqyer të Phil Fodenit. Për Haalandin ishte goli i 50-të në Ligën e Kampionëve, në 49 paraqitje. 

Golin për 2:0 e shënoi Doku, pas një veprimi të shkëlqyer individual në zonë. 

Te Napoli në këtë ndeshje nuk luajti Amir Rrahmani. Kapiteni i Kosovës ka munguar shkaku i lëndimit të pësuar sa ishte i angazhuar me “Dardanët” në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026.

CityNapoli

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions