Sport Ndërkombëtar

Daku ia siguron fitoren Rubin Kazanit

Daku ia siguron fitoren Rubin Kazanit

Mirlind Daku ishte vendimtar të premten mbrëma në fitoren e Rubin Kazanit. Rubin Kazani në kuadër të xhiros së tetë të elitës së futbollit rus e mposhti skuadrën Dynamo Makhachkala në shtëpi me rezultatin 1:0. Qendërsulmuesi Daku golin e fitores për vendësit e shënoi në minutën e 27-të nga penalltia. Ai e kompletoi ndeshjen. Veldin

Besnik Batusha

Mirlind Daku ishte vendimtar të premten mbrëma në fitoren e Rubin Kazanit. 

Rubin Kazani në kuadër të xhiros së tetë të elitës së futbollit rus e mposhti skuadrën Dynamo Makhachkala në shtëpi me rezultatin 1:0. 

Qendërsulmuesi Daku golin e fitores për vendësit e shënoi në minutën e 27-të nga penalltia. Ai e kompletoi ndeshjen. 

Veldin Hoxha luajti deri në minutën e 71-të kurse Dardan Shabanhaxhaj deri në minutën e 84-t. 

Hoxha të hënën debutoi me Përfaqësuesen e Kosovës në fitoren 2:0 ndaj Suedisë në kualifikimet për Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm. 

27-vjeçari Daku në 11 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka tetë gola dhe një asistim. 

Ai ishte i ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë për dy ndeshjet e këtij muaji ndaj Gjibraltarit dhe ndaj Letonisë.

Mirlind DakuRubin Kazan

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions