Sport Ndërkombëtar

Fitore e thellë e Cityt, Haaland shënon dy gola

Fitore e thellë e Cityt, Haaland shënon dy gola

Manchester City ka shënuar fitore të thellë të shtunën ndaj Burnleyt. Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Stadium” përfundoi 5:1 në të mirë të Cityt. Kjo ndeshje i takoi xhiros së gjashtë të Premier Leagues angleze. Për Cityn shkëlqeu sërish sulmuesi norvegjez, Erling Haaland. Maxime Esteve shënoi autogol në minutën e 12-të për epërsinë e Cityt.

Besnik Batusha

Manchester City ka shënuar fitore të thellë të shtunën ndaj Burnleyt.

Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Stadium” përfundoi 5:1 në të mirë të Cityt.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së gjashtë të Premier Leagues angleze.

Për Cityn shkëlqeu sërish sulmuesi norvegjez, Erling Haaland.

Maxime Esteve shënoi autogol në minutën e 12-të për epërsinë e Cityt.

Burnley i barazoi shifrat në minutën e 38-të. Realizatori i golit ishte Jaidon Anthony.

Matheus Nunes e kaloi në epërsi 2:1 Cityn në minutën e 61-të.

Katër minuta më pas, Esteve, realizoi sërish autogol për 3:1.

Dy golat e fundit i realizoi Haaland në minutën e 90-të dhe të 93-të.

Te Burnley nga minuta e 79-të u paraqit sulmuesi Armando Broja.

City ka dhjetë pikë dhe renditet në pozitën e tretë.

Burnley ka gjashtë pikë më pak në vendin e 17-të.

CityHaaland

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions