Galatasaray me fitore të madhe ndaj Liverpool, vendos goli i Osimhen

Në një përballje emocionuese të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, Galatasaray ka arritur të marrë një fitore të madhe me rezultat 1-0 ndaj Liverpoolit, në një ndeshje të mbushur me tension. Goli vendimtar erdhi herët në pjesën e parë, në minutën e 16-të, kur Victor Osimhen shfrytëzoi një penallti për të dërguar topin
Në një përballje emocionuese të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, Galatasaray ka arritur të marrë një fitore të madhe me rezultat 1-0 ndaj Liverpoolit, në një ndeshje të mbushur me tension.
Goli vendimtar erdhi herët në pjesën e parë, në minutën e 16-të, kur Victor Osimhen shfrytëzoi një penallti për të dërguar topin në rrjetë, duke çuar Galatasarayn në avantazh (1-0).
Ndeshja pati shumë momente të forta dhe ndërhyrje të rrezikshme. Lojtarë të të dyja skuadrave morën kartonë të verdhë, duke treguar ashpërsinë e duelit në fushë.
Portieri i Liverpool, Alisson, u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi dhe u zëvendësua nga Giorgi Mamardashvili.
Pavarësisht presionit të Liverpool në pjesën e dytë, mbrojtja e Galatasarayt dhe portieri Ogurcan Cakir mbajtën portën të paprekur, duke garantuar fitoren e parë të turqve në këtë fazë të grupit.


Në kohën shtesë Liverpooli fitoi penallti, por pasi u shikua rasti në VAR, gjyqtari Clement Trupin, e anuloi.
Kjo fitore i jep Galatasaray fitoren e parë, ndërsa Liverpool mbetet me tri pikë.



