Hajdutët thyen shtëpinë e trajnerit të Portugalisë, i vodhën sende me vlerë të madhe parash

Trajnerit të Kombëtares Portugeze, Roberto Martinez ia kanë thyer shtëpinë. Ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e spanjollit në Portugali, ku hajdutët i kishin vjedhur disa orë dhe bizhuteri që kapnin vlerën e 800 mijë eurove. Numri i sendeve të vjedhura nuk është zbuluar. Ekspertët mjekoligjor kanë kontrolluar tashmë shtëpinë në qendër të Cascais për të
Trajnerit të Kombëtares Portugeze, Roberto Martinez ia kanë thyer shtëpinë.
Ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e spanjollit në Portugali, ku hajdutët i kishin vjedhur disa orë dhe bizhuteri që kapnin vlerën e 800 mijë eurove.
Numri i sendeve të vjedhura nuk është zbuluar.
Ekspertët mjekoligjor kanë kontrolluar tashmë shtëpinë në qendër të Cascais për të gjetur të dhëna.
Forca policore PSP e Portugalisë, e cila po drejton hetimin për vjedhjen, thuhet se po përqendrohet në teorinë se ajo është kryer nga një bandë e huaj e specializuar në grabitje pronash të nivelit të lartë.



