Sport Ndërkombëtar

Liga e Kampionëve sonte me shumë ndeshje të forta

Liga e Kampionëve sonte me shumë ndeshje të forta

Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me ndeshje mjaft interesante. Pa dyshim, dueli i natës do të jetë ai mes Bayern Munichut dhe Chelseat. Bavarezët do t’i bëjnë konak kampionit aktual botëror në nismë të fazës së ligës. Kampioni gjerman do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi për ta nisur mbarë edicionin e

Besnik Batusha

Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me ndeshje mjaft interesante.

Pa dyshim, dueli i natës do të jetë ai mes Bayern Munichut dhe Chelseat.

Bavarezët do t’i bëjnë konak kampionit aktual botëror në nismë të fazës së ligës.

Kampioni gjerman do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi për ta nisur mbarë edicionin e ri të Championsit, ndërsa “Blues” shkojnë në “Allianz Arena” për të nxjerrë rezultat pozitiv.

Ndërkohë, një tjetër lojë e madhe sonte pritet ta jetë ajo mes Liverpoolit dhe Atletico Madridit.

“Reds” e kanë nisur në mënyrë perfekte sezonin e ri në Premierligë dhe shihen si favoritë sonte, ndonëse ekipit të Diego Simeones nuk i dihet kurrë pasi është mjaft i papërshtatshëm.

Paris Saint-Germaini me Atalantën do ta zhvillojnë një tjetër duel interesant sonte në “Parkun e Princave”.

Kampionët e Evropës duan ta nisin me këmbë të mbarë sezonin e ri kundër skuadrës së Berat Gjimshitit.

Kurse, Interin e pret një punë aspak e lehtë derisa e viziton Ajaxin në Holandë.

Sonte do të luhen gjashtë ndeshje, prej tyre dy do të nisin prej orës 18:45 dhe katër të tjera prej orës 21:00. 

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions