Sport Ndërkombëtar

Mourinho kthehet në Portugali, arrin marrëveshje me Benfica

Mourinho kthehet në Portugali, arrin marrëveshje me Benfica

Jose Mourinho do të jetë trajner sërish në Portugali dhe kthehet në shtetin e tij pas më shumë se dy dekadash. Benfica ka njoftuar të enjten se ka arritur marrëveshje me Mourinhon, 21 vjet pasi e fitoi Ligën e Kampionëve me Porton, në vitin 2004. Mourinho e nisi karrierën si trajner në vitin 2000, por

Besnik Batusha

Jose Mourinho do të jetë trajner sërish në Portugali dhe kthehet në shtetin e tij pas më shumë se dy dekadash. 

Benfica ka njoftuar të enjten se ka arritur marrëveshje me Mourinhon, 21 vjet pasi e fitoi Ligën e Kampionëve me Porton, në vitin 2004. 

Mourinho e nisi karrierën si trajner në vitin 2000, por periudha e tij në krye të këtij klubi kishte zgjatur vetëm tre muaj. 

Ai do të kthehet në Ligën e Kampionëve po ashtu pas pesë vjetësh mungesë. 

Për herë të fundit e kishte udhëhequr Tottenhamin në garën elitare në vitin 2020, por ishte eliminuar në 1/8 e finales. 

Mourinho po ashtu e ka fituar Championsin me Interin në vitin 2010. 

Tekniku portugez së fundmi ishte trajner i Fenerbahçes, por nuk pati suksese. 

U eliminua pikërisht nga Benfica në plejofin për inkuadrim në fazën e ligës, në Ligën e Kampionëve.

BenficaMourinho

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions