Sport Ndërkombëtar

Nuk gabon Interi, fiton ndaj Cagliarit

Nuk gabon Interi, fiton ndaj Cagliarit

Interi ka shënuar fitore ndaj Cagliarit të shtunën mbrëma me rezultatin 2:0. Ndeshja e zhvilluar në “Unipol Domus” i takoi javës së pestë të Serie A. Lautaro Martinez e realizoi golin e parë në minutën e nëntë. Ai u asistua nga Alessandro Bastoni. Golin e dytë e realizoi Francesco Pio Esposito në minutën e 82-të.

Besnik Batusha

Interi ka shënuar fitore ndaj Cagliarit të shtunën mbrëma me rezultatin 2:0. 

Ndeshja e zhvilluar në “Unipol Domus” i takoi javës së pestë të Serie A. 

Lautaro Martinez e realizoi golin e parë në minutën e nëntë. Ai u asistua nga Alessandro Bastoni. 

Golin e dytë e realizoi Francesco Pio Esposito në minutën e 82-të. 

Për “nerazzurrët” ishte fitorja e tretë këtë edicion. Kanë edhe dy humbje. 

Ndërkohë për Cagliarin ishte disfata e parë pas dy fitoreve radhazi. 

Interi ka nëntë pikë dhe renditet në pozitën e pestë. 

Cagliari ka dy pikë më pak dhe e zë vendin e dhjetë.

CagliariInteri

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions