Sport Ndërkombëtar

Reali fiton falë dy golave nga penalltia

Reali fiton falë dy golave nga penalltia

Real Madridi e ka nisur me fitore edicionin e ri të Ligës së Kampionëve. Por Reali fitoi me shumë vështirësi kundër skuadrës franceze, Marseille, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid. Ndeshja i takoi xhiros së parë të fazës së ligës së Championsit. Vendimtar në fitoren e Realit ishte sulmuesi francez, Kylian

Besnik Batusha

Real Madridi e ka nisur me fitore edicionin e ri të Ligës së Kampionëve. Por Reali fitoi me shumë vështirësi kundër skuadrës franceze, Marseille, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid. Ndeshja i takoi xhiros së parë të fazës së ligës së Championsit.

Vendimtar në fitoren e Realit ishte sulmuesi francez, Kylian Mbappe. Të dy golat e fitores të martën mbrëma i shënoi nga penalltia.

Në fakt, Reali ishte i pari që pësoi gol. Timothy Weah në minutën e 22-të shënoi golin e epërsisë për francezët. Por festa nuk zgjati shumë për Marseillen.

Në minutë ne 28-të Kylian Mbappe shënoi golin e barazimit nga penalltia.

Madrilenët në minutën e 72-të mbetën me një lojtar më pak në fushë. Kapiteni Dani Carvajal u përjashtua me karton të kuq për shkak të sjelljeve josportive. Ai në minutën e 72-të u përjashtua pas goditjes me kokë të portierit të Marseillet. Gjyqtari mori vendimin pas rishikimit të situatës me VAR.

Ndonëse me një lojtar më pak në fushë, Reali shënoi sërish nëpërmjet Mbappes. Sulmuesi i Francës ishte i saktë nga penalltia në minutën e 81-të për t’ia siguruar Realit fitoren e vështirë 2:1.

Reali në xhiron e dytë luan ndaj Kairat Almatyt më 30 shtator, kurse Marseille e pret Ajaxin po ashtu më 30 shtator.

MarseilleReali

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions