Sport Ndërkombëtar

Reali fiton me një lojtar më pak në fushë

Reali fiton me një lojtar më pak në fushë

Ani pse luajti me një futbollist më pak në fushë nga pjesa e parë, Real Madridi ka triumfuar në ndeshje dramatike ndaj Real Sociedadit. Reali fitoi 2:1 ndaj Sociedadit në udhëtim në ndeshjen që i takoi xhiros së katërt të La Ligas. Dy golat klubi mbretëror i shënoi në pjesën e parë. Kylian Mbappe shënoi

Besnik Batusha

Ani pse luajti me një futbollist më pak në fushë nga pjesa e parë, Real Madridi ka triumfuar në ndeshje dramatike ndaj Real Sociedadit.

Reali fitoi 2:1 ndaj Sociedadit në udhëtim në ndeshjen që i takoi xhiros së katërt të La Ligas.

Dy golat klubi mbretëror i shënoi në pjesën e parë.

Kylian Mbappe shënoi për 1:0 në minutën e 12-të. Realizatori i golit të dytë ishte Arda Guler në minutën e 44-t.

Gulerit iu anulua edhe një gol në minutën e dytë për shkak të pozitës jashtë loje.

Te “Los Blancos” në minutën e 32-të direkt me karton të kuq u ndëshkua mbrojtësi Dean Huijsen.

Vendësit shifrat i ngushtuan në minutën e 56-të me golin që e realizoi Mikel Oyarzabal nga penalltia. Por goli i spanjollit Oyarzabal nuk ia rrezikoi fitoren në fund Realit.

Për skuadrën që drejtohet nga trajneri Xabi Alonso ishte fitorja e katër rresht.

Sociedadi ende nuk ka fitore. Numëron tri barazime dhe një humbje.

Reali

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions