Sport Ndërkombëtar

Shpërthen Asllani, dy gola në fitoren e Hoffenheimit

Shpërthen Asllani, dy gola në fitoren e Hoffenheimit

Fisnik Asllani ka shpërthyer të shtunën pasdite në fitoren e skuadrës së Hoffenheimit. Asllani realizoi dy gola në fitoren 4:2 të Hoffenheimit ndaj Union Berlinit në udhëtim. Kjo ndeshje i takoi javës së tretë të Bundesligës. 23-vjeçari Asllani në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë shënoi për 2:0. Ai u shkëput bukur në

Besnik Batusha

Fisnik Asllani ka shpërthyer të shtunën pasdite në fitoren e skuadrës së Hoffenheimit.

Asllani realizoi dy gola në fitoren 4:2 të Hoffenheimit ndaj Union Berlinit në udhëtim. Kjo ndeshje i takoi javës së tretë të Bundesligës.

23-vjeçari Asllani në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë shënoi për 2:0.

Ai u shkëput bukur në zonë për të realizuar gol me kokë pas harkimit të Tim Lemperles.

Sulmuesi kosovar golin e dytë e shënoi në minutën e 52-të nga afërsia.

U paraqit deri në minutën e 66-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë.

Reprezentuesi i Kosovës në katër ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka katër gola dhe dy asistime.

Ndeshjen te mysafirët e kompletoi mesfushori i ri i Kosovës, Leon Avdullahu. Ndërkohë bashkëlojtari i Asllanit dhe i Avdullahut, Albian Hajdari, u detyrua të zëvendësohet në minutën e 78-të për shkak të një lëndimi.

Fisnik AsllaniHoffenheimi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions