Sport Ndërkombëtar

Sonte rikthehet spektakli i Ligës së Kampionëve!

Sonte rikthehet spektakli i Ligës së Kampionëve!

Xhiroja e dytë e fazës së grupeve sjell përballje të forta dhe emocione të garantuara në arenën më të madhe të futbollit evropian. Real Madrid ka përshkuar një udhëtim të gjatë tetëorësh drejt Kazakistanit, ku do të përballet me Kairat Almaty. Pas humbjes së rëndë në derbi ndaj Atletico Madridit, “Los Blancos” kërkojnë rikthimin te

Besnik Batusha

Xhiroja e dytë e fazës së grupeve sjell përballje të forta dhe emocione të garantuara në arenën më të madhe të futbollit evropian.

Real Madrid ka përshkuar një udhëtim të gjatë tetëorësh drejt Kazakistanit, ku do të përballet me Kairat Almaty. Pas humbjes së rëndë në derbi ndaj Atletico Madridit, “Los Blancos” kërkojnë rikthimin te fitorja në Evropë.

Në garë për pikët e plota është edhe Interi, që në “San Siro” pret Slavia Pragën. Nënkampionët e Evropës synojnë të vazhdojnë formën pozitive dhe të ruajnë pozitat në grup.

Në Stamboll, atmosfera pritet të jetë elektrizuese. Galatasaray pret Liverpoolin në një ndeshje që premton spektakël. Anglezët futen si favoritë, por nuk do ta kenë aspak të lehtë përballë turqve, të njohur për përkrahjen e zjarrtë të tifozëve të tyre.

Bayern Munich, nga ana tjetër, do të përballet me surprizën Pafos FC. Gjermanët, të udhëhequr nga Harry Kane, nuk pritet të kenë shumë probleme për të siguruar fitoren dhe për të vazhduar rrugëtimin e tyre në grup.

Një sfidë që ngjall shumë interes është edhe ajo mes Chelseat dhe Benficës. Jose Mourinho rikthehet në “Stamford Bridge”, këtë herë si trajner i ekipit portugez. Ndeshja mbart jo vetëm rivalitet sportiv, por edhe emocione të veçanta për portugezin që ka shkruar histori me Blutë e Londrës.

Në ndeshjet e mbetura, Marseille luan si nikoqir i Ajaxit, Atletiko Madrid pret Eintracht Frankfurt dhe Tottenham Hotspur luan në udhëtim te Bodo/Glimt.

Në total, sonte do të luhen nëntë ndeshje: dy prej tyre nisin në ora 18:45, Atalanta e pret Club Brugge dhe Kairat Almaty – Real Madridin, ndërsa të tjerat startojnë nga ora 21:00.

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions