Sporte Tjera

Tronditet bota e sportit/ Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij legjenda e boksit, disa javë para rikthimit të tij në ring

Tronditet bota e sportit/ Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij legjenda e boksit, disa javë para rikthimit të tij në ring

Bota e sportit është në zi pas lajmit tronditës se kampioni i botës në boks Ricky Hatton është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare. I njohur me nofkën “The Hitman”, Hatton u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester mëngjesin e sotëm. Policia e Manchesterit konfirmoi ngjarjen, duke deklaruar se vdekja nuk po

Besnik Batusha

Bota e sportit është në zi pas lajmit tronditës se kampioni i botës në boks Ricky Hatton është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare.

I njohur me nofkën “The Hitman”, Hatton u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester mëngjesin e sotëm.

Policia e Manchesterit konfirmoi ngjarjen, duke deklaruar se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë.

“Mund të konfirmojmë se kemi gjetur një trup në një adresë në Bowlacre Road në Gee Cross në orën 06:45 të mëngjesit të sotëm, të dielën, 14 shtator. Vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë,” thuhet në deklaratën e policisë.

Lajmi i vdekjes së Ricky Hatton ka shkaktuar reagime emocionale në rrjetet sociale dhe në mbarë komunitetin sportiv.

“RIP Hitman,” – kanë shkruar fansat në rrjet, duke e përshkruar atë si “një ikonë të boksit britanik dhe një nga karakteret më të dashura të sportit”.

Edhe figura të njohura të mediave kanë reaguar. Piers Morgan shkroi në X: “RIP Ricky ‘The Hitman’ Hatton, 46 vjeç. U gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester. Policia thotë se nuk ka rrethana të dyshimta. Një lajm jashtëzakonisht i trishtuar.”

Karriera e Hatton zgjati nga 1997 deri në 2012, duke përfshirë 45 fitore dhe vetëm 2 humbje, dhe përfshinte përballje me emra si Kostya Tszyu, Paulie Malignaggi, Floyd Mayweather Jr. dhe Manny Pacquiao.

Vetëm pak javë më parë, Hatton kishte shpallur rikthimin e tij në ring për një tjetër ndeshje ekspozuese në Dubai, më 2 dhjetor, përballë boksierit Eisa Aldah.

“E di çfarë ndeshjesh mund të përballoj. Nuk jam aq budalla sa dukem,” – kishte thënë me humor në një intervistë për The Sun. “Do t’ju bëj krenarë sërish.”

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare