Sport Ndërkombëtar

Ajeti e Shaqiri shënojnë në fitoren e Baselit ndaj Stuttgartit

Ajeti e Shaqiri shënojnë në fitoren e Baselit ndaj Stuttgartit

Baseli i elitës zvicerane të futbollit ka shënuar fitore ndaj Stuttgartit të Bundesligës gjermane të enjten mbrëma 2:0. Ndeshja i takoi xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Evropës, ndërsa gjurmë lanë Albian Ajeti e Xherdan Shaqiri, me gol e me asistim. Në minutën e tretë, Ajeti shfrytëzoi një gabim të kundërshtarëve

Besnik Batusha

Baseli i elitës zvicerane të futbollit ka shënuar fitore ndaj Stuttgartit të Bundesligës gjermane të enjten mbrëma 2:0. 

Ndeshja i takoi xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Evropës, ndërsa gjurmë lanë Albian Ajeti e Xherdan Shaqiri, me gol e me asistim. 

Në minutën e tretë, Ajeti shfrytëzoi një gabim të kundërshtarëve dhe realizoi për 1:0. 

Mysafirët humbën penalltinë në minutën e 36-të. Tentimin e Ermedin Demiroviqit e priti portieri Marëin Hitz. 

Në minutën e 84-t, Shaqiri e kreu punën vet duke e dërguar topin mbi portierin kundërshtar për 2:0. 

Shaqiri e kompletoi ndeshjen kurse Ajeti luajti deri në minutën e 71-të. Dion Kacuri ishte në bankën rezervë. 

Pas dy ndeshjeve, Baseli zë vendin e 14-të me tri pikë, ndërsa Stuttgarti që ka tri pikë po ashtu, por zë vendin e 23-të.

AjetiBaselShaqiri

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions