Sport Ndërkombëtar

Bajrami e Zeqiri ftohen nga Zvicra

Bajrami e Zeqiri ftohen nga Zvicra

Mbrojtësi Adrian Bajrami është ftuar për herë të parë nga Zvicra pas largimit nga Shqipëria. Në listë është kthyer edhe sulmuesi Andi Zeqiri, derisa i padiskutueshëm është kapiteni Granit Xhaka. Zvicra do të luajë dy ndeshje në udhëtim për kualifikimet në Botërorin 2026. Më 10 tetor, luan me Suedinë ndërsa pas tre ditëve me Slloveninë.

Besnik Batusha

Mbrojtësi Adrian Bajrami është ftuar për herë të parë nga Zvicra pas largimit nga Shqipëria. Në listë është kthyer edhe sulmuesi Andi Zeqiri, derisa i padiskutueshëm është kapiteni Granit Xhaka.

Zvicra do të luajë dy ndeshje në udhëtim për kualifikimet në Botërorin 2026. Më 10 tetor, luan me Suedinë ndërsa pas tre ditëve me Slloveninë.

Bajrami, që ishte në listën e Sylvinhos në shtator, është ftuar për herë të parë nga selektori Murat Yakin derisa luajti vetëm në tri miqësore për kuqezinjtë. 23-vjeçari u largua muajin e kaluar nga Benfica e tash luan te Luzerni.

Ndërkohë, Zeqiri është ftuar pas një kohe të gjatë. Gjatë afatit kalimtar veror kaloi te Widzew Lodzi në Poloni.

Pas dy ndeshjeve të para, Zvicra ka gjashtë pikë, ndjekur nga Kosova me tre, ndërsa Suedia e Sllovenia kanë nga një.

Lista e Zvicrës
Adrian BajramiAndi Zeqiri

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions