Sport Ndërkombëtar

Fitore për Hajdarin, Avdullahun e Asllanin në Bundesligë

Fitore për Hajdarin, Avdullahun e Asllanin në Bundesligë

Hoffenheimi ka shënuar fitore të dielën në udhëtim kundër St. Paulit në Bundesligë. Në fitoren e Hoffenheimit 3:0, nga minuta e parë u paraqitën tre futbollistët e Kosovës, mbrojtësi Albian Hajdari, mesfushori Leon Avdullahu dhe sulmuesi Fisnik Asllani. Ndeshja St. Pauli – Hoffenheim i takoi xhiros së shtatë të Bundesligës gjermane. Asllani nga fusha u

Besnik Batusha

Hoffenheimi ka shënuar fitore të dielën në udhëtim kundër St. Paulit në Bundesligë. 

Në fitoren e Hoffenheimit 3:0, nga minuta e parë u paraqitën tre futbollistët e Kosovës, mbrojtësi Albian Hajdari, mesfushori Leon Avdullahu dhe sulmuesi Fisnik Asllani. 

Ndeshja St. Pauli – Hoffenheim i takoi xhiros së shtatë të Bundesligës gjermane.

Asllani nga fusha u largua në minutën e 70-të, kurse Hajdari në minutën e 86-të. Avdullahu kompletoi ndeshjen në mesfushë. 

Për Hoffenheimin ishte fitore e parë pas dy humbjeve e një barazimi në tri ndeshjet e fundit. 
Hoffenheimi ka fituar dhjetë pikë nga shtatë ndeshje.

AvdullahuHajdariHoffenheimi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions