Sport Ndërkombëtar

Fitorja e tretë rresht për Romën në Serie A

Fitorja e tretë rresht për Romën në Serie A

Roma e ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Serie A. Roma të dielën në udhëtim fitoi me përmbysje të rezultatit 2:1 ndaj Fiorentinas. Ndeshja i takoi javës së gjashtë të Serie A. Moise Kean e kaloi në epërsi Fiorentinan në minutën e 14-të. Për tetë minuta, Roma, e përmbysi rezultatin dhe arriti që t’i

Besnik Batusha

Roma e ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Serie A. 

Roma të dielën në udhëtim fitoi me përmbysje të rezultatit 2:1 ndaj Fiorentinas. 

Ndeshja i takoi javës së gjashtë të Serie A. 

Moise Kean e kaloi në epërsi Fiorentinan në minutën e 14-të. 

Për tetë minuta, Roma, e përmbysi rezultatin dhe arriti që t’i fitoj tre pikët shumë të vlefshme. 

Matias Soule i barazoi shifrat në minutën e 22-të dhe në minutën e 30-të, Soule, asistoi edhe te goli i fitores që e realizoi Bryan Cristante. 

Roma të enjten u mposht 1:0 nga Lille në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës së Ligës së Evropës. 

Roma në kampionatin italian ka 15 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës. 

Fiorentina e zë vendin e 17-të me tri pikë.

RomaSerie A

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions