Sport Ndërkombëtar

“Gazzetta”: Mungesa e Rrahmanit peshon shumë

“Gazzetta”: Mungesa e Rrahmanit peshon shumë

Gazeta e madhe italiane, “La Gazzetta dello Sport”, ka analizuar humbjen turpëruese, 6:2, të Napolit nga PSV të martën mbrëma, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës në Champions. Në analizën e gazetës italiane shkruan ndër të tjera se mungesa e Amir Rrahmanit në mbrojtje është vërejtur si asnjëherë më parë. “Mbrojtësi

Besnik Batusha

Gazeta e madhe italiane, “La Gazzetta dello Sport”, ka analizuar humbjen turpëruese, 6:2, të Napolit nga PSV të martën mbrëma, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës në Champions. Në analizën e gazetës italiane shkruan ndër të tjera se mungesa e Amir Rrahmanit në mbrojtje është vërejtur si asnjëherë më parë.

“Mbrojtësi kosovar Rrahmani është një gjigant krahasuar me mbrojtësit titullarë, veçanërisht duke pasur parasysh gabimet e Buongiornos dhe Beukemas. Rrahmani, Lobotka dhe Hojlund formojnë boshtin e ekipit. Nëse do të ishin në fushë, nuk do të kishte përfunduar kështu”, shkruan “La Gazzetta dello Sport”. 

Te Napoli ka optimizëm për kthim të shpejtë të mbrojtësit.

Rrahmani mund të kthehet në formacionin titullar të Antonio Contes për ndeshjen ndaj Interit.

Ndeshja Napoli – Inter luhet të shtunën.

Rrahmani u lëndua gjatë grumbullimit me Kosovën në shtator.

Amir RrahmaniLa Gazzetta dello SportNapoli

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions