Sport Ndërkombëtar

Pesë shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut

Pesë shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut

Pesë shqiptarë janë përfshirë në listën e përzgjedhësit të Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, për ndeshjet e muajit tetor, që janë kualifikuese për Botërorin 2026. Në mesin e 26 futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Milevski janë mbrojtësit Visar Musliu dhe Ezgjan Alioski dhe mesfushorët Enis Bardhi, Isnik Alimi dhe Reshat Ramadani. Për shkak të lëndimit

Besnik Batusha

Pesë shqiptarë janë përfshirë në listën e përzgjedhësit të Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, për ndeshjet e muajit tetor, që janë kualifikuese për Botërorin 2026.

Në mesin e 26 futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Milevski janë mbrojtësit Visar Musliu dhe Ezgjan Alioski dhe mesfushorët Enis Bardhi, Isnik Alimi dhe Reshat Ramadani. 

Për shkak të lëndimit mungon Lirim Qamili, ka njoftuar Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut të enjten.  

Më 10 tetor, Maqedonia e Veriut udhëton te Belgjika, ndërsa tre ditë më pas e pret Kazakistanin. 

Ndeshjet i takojnë Grupit J kualifikues, ku Maqedonia e Veriut prinë me 11 pikë nga pesë ndeshje, një pikë më shumë se Belgjika që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. 

Dhjetë pikë në pesë ndeshje i ka Uellsi në pozitën e tretë. Kazakistani i katërti ka tri pikë, ndërsa Lihtenshtajni është pa pikë në pozitën e fundit.

MaqedoniaPesë shqiptarë

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions