Sport Ndërkombëtar

Rice dhe Saka shënojnë për fitoren e Arsenalit

Rice dhe Saka shënojnë për fitoren e Arsenalit

Një gol i Declan Ricet në pjesën e parë dhe një gol i Bukayo Sakas në pjesën e dytë kanë bërë që Arsenali t’i arkëtojë pikët e plota. Arsenali fitoi 2:0 ndaj West Ham Unitedit të shtunën në kuadër të javës së shtatë të Premier Leagues. Me fitore, Arsenali ka dal në vendin e parë me

Besnik Batusha

Një gol i Declan Ricet në pjesën e parë dhe një gol i Bukayo Sakas në pjesën e dytë kanë bërë që Arsenali t’i arkëtojë pikët e plota. 

Arsenali fitoi 2:0 ndaj West Ham Unitedit të shtunën në kuadër të javës së shtatë të Premier Leagues. 
Me fitore, Arsenali ka dal në vendin e parë me 16 pikë. Liverpooli është në vendin e dytë me 15 pikë por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur. 

Rice shënoi për 1:0 në minutën e 38-të. Saka golin e dytë e shënoi në minutën e 67-të. 

Për West Ham Unitedin ishte disfata e pestë këtë edicion. Renditet në pozitën e parafundit me katër pikë.

ArsenalRiceSaka

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions