Sport Ndërkombëtar

Robinho flet nga burgu, rrëfen realitetin e tij si një i burgosur i zakonshëm

Robinho flet nga burgu, rrëfen realitetin e tij si një i burgosur i zakonshëm

Ish-lojtari brazilian, Robinho është duke vuajtur një dënim prej 9 vjetësh burgim. Kjo për shkak se ishte pjesë e një grupi të cilët përdhunuan një shtetase shqiptare në Milano, në vitin 2013. Kohët e fundit, sistemi brazilian i drejtësisë hodhi poshtë një apel të ri nga Robinho dhe e mbajti atë në burgun e Sao

Besnik Batusha

Ish-lojtari brazilian, Robinho është duke vuajtur një dënim prej 9 vjetësh burgim.

Kjo për shkak se ishte pjesë e një grupi të cilët përdhunuan një shtetase shqiptare në Milano, në vitin 2013.

Kohët e fundit, sistemi brazilian i drejtësisë hodhi poshtë një apel të ri nga Robinho dhe e mbajti atë në burgun e Sao Paulos, duke vuajtur dënimin e tij për përdhunim.

“Ata kanë përhapur gënjeshtra se unë jam drejtues burgu ose se kam probleme psikologjike”, shprehet Robinho.

Këshilli i komunitetit Taubaté, një organizatë jofitimprurëse e krijuar nga gjyqtarja Sueli Zeraik për të mbështetur gjyqësorin, publikoi një video në të cilën Robinho mohoi të kishte privilegje ose të merrte trajtim të ndryshëm nga të burgosurit e tjerë.

“Nuk kam marrë kurrë ndonjë trajtim të veçantë. Vizitat janë të shtunave ose të dielave. Kurr gruaja ime nuk vjen vetëm, ajo vjen me fëmijët e mi. Vizitat janë të njëjta për të gjithë, dhe trajtimi është i njëjtë për të gjithë”, shtoi Robinho.

Robinho po vuan dënimin në burgun 2 të Tremembes, i cili njihet edhe si burgu i personave të famshëm në Brazil

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions