Sport Ndërkombëtar

Rubin Kazan | Veldin Hoxha shënon gol me asistim të Shabanhaxhajt

Rubin Kazan | Veldin Hoxha shënon gol me asistim të Shabanhaxhajt

Pas asistimit të bukur nga Dardan Shabanhaxhaj, Veldin Hoxha nuk e kishte të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë. Hoxha shënoi gol në fitoren 2:0 të Rubin Kazanit ndaj skuadrës Krylya Sovetov. Kjo ndeshje i takoi javës së 11-të të elitës së futbollit rus. Reprezentuesi i Kosovës, Hoxha, në lojë u inkuadrua nga fillimi i pjesës

Besnik Batusha

Pas asistimit të bukur nga Dardan Shabanhaxhaj, Veldin Hoxha nuk e kishte të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë. 

Hoxha shënoi gol në fitoren 2:0 të Rubin Kazanit ndaj skuadrës Krylya Sovetov. 
Kjo ndeshje i takoi javës së 11-të të elitës së futbollit rus. 

Reprezentuesi i Kosovës, Hoxha, në lojë u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë kurse golin e dytë për Rubinin e shënoi në minutën e 54-t. Asistimin e bëri Shabanhaxhaj që luajti deri në minutën e 71-të. Ndërsa Mirlind Daku e kompletoi ndeshjen. 

22-vjeçari Hoxha këtë edicion ka tri gola të shënuar kurse 24-vjeçari Shabanhaxhaj ka një gol e një asistim.

🇽🇰🇷🇺 Veldin Hodza scores his 3rd league goal of the season, assisted by Dardan Shabanhaxhaj ⭐️pic.twitter.com/CqICm9Xl0R

— Kosovar Talents (@Kosovartalents) October 4, 2025
Rubin KazanVeldin Hoxha

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions