Sport Ndërkombëtar

Unitedi fiton në “Anfield” dhe e thellon krizën e Liverpoolit

Unitedi fiton në “Anfield” dhe e thellon krizën e Liverpoolit

Manchester Unitedi e ka fituar derbin ndaj Liverpoolit 2:1, kështu duke ia thelluar krizën edhe më shumë “të kuqve”. Ndeshja e cila u luajt të dielën në “Anfield” i takoi javës së tetë të Premier Leagues. Liverpooli është në krizë të thellë të rezultateve. Ka katër disfata radhazi. Në tri ndeshjet e kaluara u mposht edhe

Besnik Batusha

Manchester Unitedi e ka fituar derbin ndaj Liverpoolit 2:1, kështu duke ia thelluar krizën edhe më shumë “të kuqve”. 

Ndeshja e cila u luajt të dielën në “Anfield” i takoi javës së tetë të Premier Leagues. Liverpooli është në krizë të thellë të rezultateve. Ka katër disfata radhazi. Në tri ndeshjet e kaluara u mposht edhe nga Chelsea, Galatasaray dhe Crystal Palace. 

Bryan Mbeumo e kaloi në epërsi Unitedin në minutën e dytë. Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 78-të me golin që e shënoi Cody Gakpo. 

Gjashtë minuta më pas, Harry Maguire, e realizoi golin e fitores për “Djajtë e kuq”. Për Unitedin ishte fitorja e dytë rresht. 

Liverpooli me këtë humbje ka rënë në pozitën e tretë me 15 pikë. Unitedi ka dy pikë më pak në vendin e nëntë.

LiverpoolUnitedi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions