Sport Ndërkombëtar

Vendos një gol i Haaland, Man City vazhdon ngjitjen drejt kreut

Vendos një gol i Haaland, Man City vazhdon ngjitjen drejt kreut

Manchester City arriti një fitore të ngushtë me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj Brentford në kuadër të javës së shtatë të Ligës Premier. Fitorja erdhi fal një golit të Erling Haaland në minutën e 9-të të ndeshjes. Norvegjezi shfrytëzoi një pasim të shkëlqyer të Josko Gvardiol dhe nuk gaboi nga brenda zonës, duke vendosur rezultatin

Besnik Batusha

Manchester City arriti një fitore të ngushtë me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj Brentford në kuadër të javës së shtatë të Ligës Premier.

Fitorja erdhi fal një golit të Erling Haaland në minutën e 9-të të ndeshjes. Norvegjezi shfrytëzoi një pasim të shkëlqyer të Josko Gvardiol dhe nuk gaboi nga brenda zonës, duke vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, ku mysafirët e Man Cityt kontrolluan lojën në mesfushë.

Brentford krijoi disa raste të rrezikshme, përfshirë një goditje të fuqishme të Igor Thiago në minutën e 48 që portieri e priti me kujdes.

Pjesa e dytë solli shumë zëvendësime dhe kartona të verdhë, por jo gola të tjerë.

Kjo fitore e mban Manchester City në garë të fortë për kreun e Ligës Premier, ndërsa Brentford do të kërkojë të përmirësohet në ndeshjet e ardhshme.

HaalandMan City

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions