Sport Ndërkombëtar

Napoli ndalet nga Como, Rrahmani kthehet nga lëndimi

Napoli ndalet nga Como, Rrahmani kthehet nga lëndimi

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është kthyer në fushën e lojës për Napolin pas dy muajsh mungesë. Rrahmani e kompletoi ndeshjen të shtunën në barazimin pa gola të Napolit ndaj Comos në shtëpi. Ndeshja Napoli – Como i takoi javës së dhjetë të Serie A. Me këtë barazim, napolitanët kanë bërë hap prapa në garën

Besnik Batusha

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është kthyer në fushën e lojës për Napolin pas dy muajsh mungesë.

Rrahmani e kompletoi ndeshjen të shtunën në barazimin pa gola të Napolit ndaj Comos në shtëpi.

Ndeshja Napoli – Como i takoi javës së dhjetë të Serie A.

Me këtë barazim, napolitanët kanë bërë hap prapa në garën për titull kampioni.

Como kishte mundësi që të kalonte në epërsi në minutën e 26-të, por Alvaro Morata nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Te Como në bankën e rezervistëve ishte Mërgim Vojvoda.

Për Napolin është barazimi i parë këtë edicion. Ka edhe shtatë fitore dhe dy humbje. Numëron 22 pikë.

Ndërkohë Como ka katër fitore, pesë barazime dhe një humbje. Ka 17 pikë.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është kthyer në fushën e lojës për Napolin pas dy muajsh mungesë. 

Rrahmani është titullar në ndeshjen në të cilën Napoli është duke barazuar ndaj Comos pa gola. 

Ballafaqimi i takon xhiros së dhjetë të Serie A. 

Alvaro Morata i Comos humbi penallti në minutën e 26-të. 

ComoNapoliRrahmani

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions