Sport Ndërkombëtar

Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

Albion Rrahmani mund ta vazhdojë karrierën në Premier Leaguen angleze. Mediumet angleze kanë shkruar të martën se skuadra e West Ham Unitedit është duke e konsideruar transferimin e Rrahmanit në afatin kalimtar të janarit. Rrahmani është ndër më të përfolurit që mund t’i bashkohet West Hamit. Mësohet se deri më tani West Hami nuk ka

Besnik Batusha

Albion Rrahmani mund ta vazhdojë karrierën në Premier Leaguen angleze.

Mediumet angleze kanë shkruar të martën se skuadra e West Ham Unitedit është duke e konsideruar transferimin e Rrahmanit në afatin kalimtar të janarit.

Rrahmani është ndër më të përfolurit që mund t’i bashkohet West Hamit.

Mësohet se deri më tani West Hami nuk ka bërë ndonjë lëvizje për ta blerë atë.

Callum Wilson është sulmuesi kryesor i West Hamit, por trajneri i kësaj skuadre,  Nuno Espirito Santos, nuk i ka dhënë hapësirë të madhe në tri ndeshjet e fundit.

25-vjeçari Rrahmani është pjesë e klubit nga Çekia, Sparta Praga. Ai këtë edicion në 32 ndeshjet e zhvilluara ka kontribuar me 12 gola dhe dy asistime.

Në total me Sparta Pragën ka 22 gola dhe katër asistime në 66 paraqitje.

Sulmuesi i qendrës, te Sparta u transferua vitin e kaluar nga Rapid Bukureshti për 5 milionë euro.

Reprezentuesi i Kosovës në vitin 2023 u transferua te Rapidi nga Ballkani i Suharekës. Në Kosovë ka luajtur edhe për disa skuadra të tjera.

Albion RrahmaniWest Ham United

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions