Sport Ndërkombëtar

Barça fiton me dy golat e Koundes

Barça fiton me dy golat e Koundes

Ndonëse ishte duke pësuar 1:0 pas pjesës së parë, Barcelona ka fituar ndaj Eintracht Frankfurtit në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve. Të martën mbrëma në “Camp Nou”, Barça fitoi 2:1 ndaj skuadrës gjermane. Të dy golat i shënoi mbrojtësi i krahut të djathtë, Jules Kounde. Ai shënoi për 1:1 në minutën

Besnik Batusha

Ndonëse ishte duke pësuar 1:0 pas pjesës së parë, Barcelona ka fituar ndaj Eintracht Frankfurtit në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve.

Të martën mbrëma në “Camp Nou”, Barça fitoi 2:1 ndaj skuadrës gjermane.

Të dy golat i shënoi mbrojtësi i krahut të djathtë, Jules Kounde. Ai shënoi për 1:1 në minutën e 50-të, ndërsa për 2:1 në minutën e 53-të. Te goli i parë asistoi Marcus Rashford, i aktivizua në fillim të pjesës së dytë. Lamine Yamal e bëri asistimin për golin e dytë.

Frankfurti kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 21-të, me golin e Ansgar Knauff.

Barcelona e shënoi fitoren e tretë dhe doli në vendin e 13-të me 10 pikë. Eintrachti mbetet me katër pikë, ndërsa e mban vendin e 30-të.

Barça

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions