Sport Ndërkombëtar

Barcelona fiton dhe mban epërsinë e katër pikëve ndaj Realit

Barcelona fiton dhe mban epërsinë e katër pikëve ndaj Realit

Barcelona e ka mbajtur epërsinë e katër pikëve ndaj Real Madridit në elitën e futbollit spanjoll, pas fitores në udhëtim te Villarreali të dielën në mbrëmje. Barcelona ndeshjen shumë interesante që i takoi xhiros së 17-të të La Ligas, e fitoi me rezultatin 2:0. Braziliani Raphinha shënoi nga penalltia në minutën e 12-të për 1:0,

Besnik Batusha

Barcelona e ka mbajtur epërsinë e katër pikëve ndaj Real Madridit në elitën e futbollit spanjoll, pas fitores në udhëtim te Villarreali të dielën në mbrëmje.

Barcelona ndeshjen shumë interesante që i takoi xhiros së 17-të të La Ligas, e fitoi me rezultatin 2:0. 

Braziliani Raphinha shënoi nga penalltia në minutën e 12-të për 1:0, ndërsa prej minutës së 39-të, Villarreali luajti me një futbollist më pak në fushë.

Me të kuq u përjashtua Renato Veiga.

Kjo u shfrytëzua nga mysafirët, që dyfishuan rezultatin në minutën e 63-të. Superylli i futbollit, Lamine Yamal, e vendosi sfidën.

Barcelona e para në tabelë i ka 46 pikë, ndërsa përcillet nga Real Madridi me 42 pikë. Villarreali i katërti i ka 35 pikë.

BarcelonaReali

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions