Sport Ndërkombëtar

Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

Chelsea e ka ndalur ecurinë e katër ndeshjeve pa fitore në të gjitha garat, ku kishte dy barazime e dy humbje. Të shtunën në mbrëmje në “Stamford Bridge”, Chelsea e fitoi ndeshjen e xhiros së 16-të të Premier Leagues ndaj Evertonit, 2:0. Cole Palmer në minutën e 21-të shënoi për 1:0. Për sulmuesin anglez ishte

Besnik Batusha

Chelsea e ka ndalur ecurinë e katër ndeshjeve pa fitore në të gjitha garat, ku kishte dy barazime e dy humbje.

Të shtunën në mbrëmje në “Stamford Bridge”, Chelsea e fitoi ndeshjen e xhiros së 16-të të Premier Leagues ndaj Evertonit, 2:0.

Cole Palmer në minutën e 21-të shënoi për 1:0.

Për sulmuesin anglez ishte goli i parë që prej muajit shtator, pasi lëndimi e la atë jashtë fushës për më shumë se dy muaj.

Malo Gusto ndërkohë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, e vendosi fituesin e këtij ballafaqimi.

Chelsea mbetet lartë në tabelë me 28 pikë, katër më shumë se Evertoni.

ChelseaEvertoni

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions