Sport Ndërkombëtar

Donnarumma, portieri më i mirë për vitin 2025 sipas FIFA-s

Donnarumma, portieri më i mirë për vitin 2025 sipas FIFA-s

FIFA e ka shpallur Gianluigi Donnarumman portierin më të mirë për vitin 2025. Donnarumma në garë për më të mirin e vitit mposhti portierë si Alisson Becker, Emiliano Martinez, Manuel Neuer, David Raya, Yann Sommer e Wojciech Szczesny. Italiani Donnarumma ishte figurë kyçe edicionin e kaluar në sukseset që i arriti Paris Saint-Germaini. Donnarumma edicionin

Besnik Batusha

FIFA e ka shpallur Gianluigi Donnarumman portierin më të mirë për vitin 2025.

Donnarumma në garë për më të mirin e vitit mposhti portierë si Alisson Becker, Emiliano Martinez, Manuel Neuer, David Raya, Yann Sommer e Wojciech Szczesny.

Italiani Donnarumma ishte figurë kyçe edicionin e kaluar në sukseset që i arriti Paris Saint-Germaini.

Donnarumma edicionin e kaluar me Parisin e fitoi Ligën e Kampionëve, titullin në Ligue 1 të Francës, Kupën dhe Superkupën franceze. 

26-vjeçari Donnarumma tashmë është pjesë e Manchester Cityt.

“Ndihem jashtëzakonisht krenar që jam zgjedhur si më i miri në botë dhe përpara portierëve kaq të mrekullueshëm për të cilët kam respekt dhe admirim të madh. Ishte një vit i jashtëzakonshëm, një vit që do të mbetet gjatë në kujtesën time. Do ta vlerësoj vërtet këtë njohje dhe do të pres tani për të arritur më shumë suksese me klubin tim të ri, Manchester City”, u shpreh portieri shtatlartë, shkruan “BBC”.

Donnarumma me Cityn ka kontratë deri në verën e vitit 2030.

Donnarummaportieri më i mirë për vitin 2025 sipas FIFA-s

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions