Sport Ndërkombëtar

Emërllahu do t’i bashkohet Polissya Zhytomyrit

Emërllahu do t’i bashkohet Polissya Zhytomyrit

Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, do t’i bashkohet Polissya Zhytomyrit të Ukrainës. Kështu ka njoftuar mediumi rumun “Digi Sport”. Sipas këtij mediumi, Emërllahu është pajtuar t’i bashkohet klubit elitar të Ukrainës. Cluji do ta shesë mesfushorin për 1.5 milionë euro, të cilës shifër i shtohet 10 përqindëshi i një transferimi të mundshëm në të ardhmen.

Besnik Batusha

Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, do t’i bashkohet Polissya Zhytomyrit të Ukrainës. Kështu ka njoftuar mediumi rumun “Digi Sport”.

Sipas këtij mediumi, Emërllahu është pajtuar t’i bashkohet klubit elitar të Ukrainës.

Cluji do ta shesë mesfushorin për 1.5 milionë euro, të cilës shifër i shtohet 10 përqindëshi i një transferimi të mundshëm në të ardhmen.

Emërllahu shënoi katër gola dhe bëri dy asistime në 23 ndeshje këtë edicion për Clujin.

Cluji pagoi 700 mijë euro për të transferuar futbollistin e Kosovës nga Ballkani në fillim të këtij viti.

Cluji më herët refuzoi ofertën e FCSB-së në vlerë prej 4.5 milionë euro.

Lindon EmërllahuMesfushori i KosovësPolissya Zhytomyri

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions