Sport Ndërkombëtar

Fitore bindëse e Milanit, Nkunku realizon dy gola

Fitore bindëse e Milanit, Nkunku realizon dy gola

Sulmuesi francez, Christopher Nkunku, ka shënuar dy gola të dielën në fitoren e skuadrës së Milanit. “Kuqezinjtë” fituan 3:0 në shtëpi ndaj Veronas, në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A. Christian Pulisiq me asistim të Adrien Rabiotit shënoi për 1:0 në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Sulmuesi i qendrës, Nkunku,

Besnik Batusha

Sulmuesi francez, Christopher Nkunku, ka shënuar dy gola të dielën në fitoren e skuadrës së Milanit. 

“Kuqezinjtë” fituan 3:0 në shtëpi ndaj Veronas, në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A. 

Christian Pulisiq me asistim të Adrien Rabiotit shënoi për 1:0 në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. 

Sulmuesi i qendrës, Nkunku, në minutën e 48-të e realizoi golin e dytë nga penalltia. 

Pesë minutë më pas, 28-vjeçari Nkunku e realizoi edhe golin e tretë dhe të dytin personal. 

Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, në lojë te Milani u inkuadrua në minutën e 70-të. 

Milani ka 35 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës. Verona është në pozitën e 18-të me 12 pikë.

MilanNkunkuSulmuesi francez

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions