Sport Ndërkombëtar

Juventusi ngjallet në pjesën e dytë, fiton ndaj Pafos – Zhegrova luajti veç në pjesën e parë

Juventusi ngjallet në pjesën e dytë, fiton ndaj Pafos – Zhegrova luajti veç në pjesën e parë

Në xhiron e gjashtë të Ligës së Kampionëve, Juventus shënoi fitore 2-0 ndaj Pafos, duke arritur të stabilizohet në mesin e renditjes. Takimi nisi me Juventusin duke kontrolluar topin, ndërsa Pafos kërkonte hapësira për kundërsulme. Edon Zhegrova nisi nga minuta e parë për Juventusin, duke luajtur vetëm 45 minuta. Ai kishte dy goditje në portë,

Besnik Batusha

Në xhiron e gjashtë të Ligës së Kampionëve, Juventus shënoi fitore 2-0 ndaj Pafos, duke arritur të stabilizohet në mesin e renditjes.

Takimi nisi me Juventusin duke kontrolluar topin, ndërsa Pafos kërkonte hapësira për kundërsulme.

Edon Zhegrova nisi nga minuta e parë për Juventusin, duke luajtur vetëm 45 minuta. Ai kishte dy goditje në portë, njëra prej të cilave u bllokua.

Pjesën e parë rastin më të mirë e kishte Anderson Silva i Pafos, që goditi shtyllën.

Weston McKennie, arriti të shënojë në minutën e 67-të pas asistimit të Andrea Cambiaso, me një goditje të fortë brenda zonës.

Jonathan David e dyfishoi avantazhin në minutën e 73-të, duke përfituar nga një top i mrekullueshëm i Kenan Yildiz.

Me këtë fitore, Juventus ka 9 pikë dhe duket rrugës që të sigurojë një vend në play-off. 

JuventusiZhegrova

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions