Sport Ndërkombëtar

Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

Mbrojtësi i Kosovës, Ilir Krasniqi, mund të ndërrojë skuadër në afatin kalimtar të janarit. Krasniqi luan për skuadrën nga Ukraina, Kolos Kovalivka. Një tjetër klub nga kampionati elitar i Ukrainës po e kërkon mbrojtësin e qendrës. Gazetari Mykhailo Spivakovskyi raporton se Polissya Zhytomyr është në negociata me Kolosin për transferimin e Krasniqit. Nëse realizohet transferimi,

Besnik Batusha

Mbrojtësi i Kosovës, Ilir Krasniqi, mund të ndërrojë skuadër në afatin kalimtar të janarit. Krasniqi luan për skuadrën nga Ukraina, Kolos Kovalivka.

Një tjetër klub nga kampionati elitar i Ukrainës po e kërkon mbrojtësin e qendrës.

Gazetari Mykhailo Spivakovskyi raporton se Polissya Zhytomyr është në negociata me Kolosin për transferimin e Krasniqit.

Nëse realizohet transferimi, Krasniqi do t’i bashkohej Polissyas për 2 milionë euro.

Te kjo skuadër së shpejti pritet të zyrtarizohet mesfushori Lindon Emërllahu.

25-vjeçari Krasniqi është pjesë e Kolos Kovalivkas nga viti i kaluar kur u transferua nga Llapi për 300 mijë euro.

Ilir KrasniqiMbrojtësi i Kosovës

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions